Një studim britanik sugjeron se hyrja në një lidhje romantike mund të ketë një kosto emocionale: humbjen e lidhjeve të ngushta me persona të tjerë.
Kërkimi, i udhëhequr nga psikologu i njohur Robin Dunbar — thotë se njerëzit mund të ruajnë rreth 150 marrëdhënie kuptimplota — zbuloi se personat në një lidhje dashurie raportuan se kishin më pak njerëz te të cilët mund të mbështeteshin në kohë krize, krahasuar me ata që janë beqarë.
Në studim morën pjesë 540 persona të moshave nga 18 deri në 69 vjeç, shumica gra. Beqarët raportuan mesatarisht 5.8 persona te të cilët mund të mbështeteshin, ndërsa të lidhurit vetëm 4 — nëse përjashtohet partneri romantik. Me fjalë të tjera, një partner romantik zëvendëson zakonisht dy lidhje të ngushta: një mik dhe një anëtar të familjes.
Sipas Dunbar-it, kjo ndodh sepse lidhjet romantike kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje, duke lënë më pak hapësirë për të mbajtur lidhje të tjera emocionale.