Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Del në pah çmimi i vërtetë i Luis Diaz, ja sa pagoi Bayern Munich për transferimin e tij

Sport  |  28.07.2025 Ora 17:14   

Transferimi i Luis Diaz nga Liverpool te Bayern Munich është pothuajse çështje e mbllur, por një përditësim i ri ka zbuluar shumën e vërtetë të kësaj marrëveshjeje.

Të dielën u raportua se Bayern dhe Liverpool kishin arritur një marrëveshje prej 65.5 milionë eurosh për Diaz, i cili ka qenë i prirur të largohet nga ‘Të Kuqtë’ për një sfidë të re, pavarësisht se fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar.

Shitja e Diaz vjen pas largimit të Trent Alexander-Arnold për 10 milionë euro, dhe shumëkush mendon se ky transferim do të çlirojë fonde për të vazhduar ofensivën e madhe të afatit kalimtar dhe për të bërë një përpjekje të fuqishme për sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak, i cili kërkon largimin.

Megjithatë, një raport i ri tregon se shifra që u pagua për Diaz nuk është aq e lartë sa u tha fillimisht.

Sipas gazetës gjermane BILD, Bayern ka rënë dakord të paguajë një shumë fikse prej 58.6 milionë eurosh, me një mundësi bonus prej 6.5 milionë euro për ish-sulmuesin e Portos.

Liverpool pagoi rreth 42.5 milionë euro për të transferuar Diaz dhe tani synon të riinvestojë këto të ardhura për të shtuar përforcimet, pasi kanë bërë tashmë katër blerje të mëdha këtë verë, ndërsa Isak shihet si pjesa përfundimtare e mozaikut.

Sipas Fabrizio Romano dhe burimeve të tjera të njohura, Liverpool është gati të bëjë një ofertë rekord për suedezin në ditët në vijim.

Deri më tani, klubi ka shpenzuar më shumë se 280 milionë euro për lojtarë si Florian Ëirtz, Jeremie Frimpong, Giorgi Mamardashvili, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike, por ka ende hapësirë për një lëvizje të madhe për Isak.Ata fituan 174.9 milionë euro nga shpërblimet për triumfin në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe është raportuar se klubi ka përfituar edhe nga vendimi i FSG për të rinovuar linjën kreditore prej 350 milionë eurosh, e cila pritej të skadonte këtë muaj.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing