Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Jeddah Tower pritet të rrëzojë rekordin e Burj Khalifa

Të Tjera  |  29.07.2025 Ora 9:04   

Burj Khalifa në Dubai, që nga viti 2010 mban rekordin si ndërtesa më e lartë në botë me 828 metra. Ky rekord është në rrezik, pasi në Arabinë Saudite është duke u ndërtuar Jeddah Tower, e cila pritet të kalojë 1,000 metra lartësi.

Pas disa ndërprerjeve, ndërtimi ka rifilluar në fund të vitit 2023 dhe në fillim të 2025-ës. Deri më tani janë ndërtuar rreth 63 nga 157 kate, dhe përfundimi i kullës parashikohet në vitin 2028, sipas planit të zhvillimit Jeddah Economic City.

Jeddah Tower do të jetë rreth 180 metra më e lartë se Burj Khalifa dhe do të përfshijë platformën më të lartë për vëzhgim në botë. Ndërkohë, Arabia Saudite po planifikon edhe një projekt tjetër më ambicioz – “Rise Tower” – që potencialisht do të thyejë edhe rekordin e Jeddah Tower.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing