Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rikthehet “The Social Network”: Vazhdimi do të flasë për skandalet e Facebook

Film  |  31.07.2025 Ora 8:20   
Fituesja e Oscar-it Mikey Madison dhe aktori Jeremy Allen White janë në bisedime për të luajtur rolet kryesore në vazhdimin e filmit të suksesshëm The Social Network, të cilin këtë herë do ta drejtojë vetë Aaron Sorkin – autori i skenarit të parë.

Filmi i ri do të bazohet në artikujt investigativë “Facebook Files” nga Wall Street Journal, që zbulojnë se si Facebook ishte në dijeni për efektet e dëmshme të rrjetit të tij mbi të rinjtë, përhapjen e lajmeve të rreme dhe ndikimin në trazirat e 6 janarit në SHBA.

Mikey Madison pritet të luajë rolin e Frances Haugen, inxhinierja që u bë sinjalizuese (whistleblower), ndërsa Jeremy Allen White mund të interpretojë gazetarin që zbuloi këto informacione për publikun.

Filmi është ende në zhvillim e sipër, por konsiderohet si një nga projektet më të rëndësishme të Sony Pictures për vitin e ardhshëm.

Sipas burimeve, projekti ka tonalitet të ngjashëm me filmat The Insider dhe Spotlight, dhe synon të sjellë një rrëfim të thellë për etikën, teknologjinë dhe fuqinë që rrjetet sociale kanë në shoqëri.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing