Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BE nis zbatimin e sistemit të ri kufitar nga tetori 2025

Të Tjera  |  01.08.2025 Ora 7:53   

Bashkimi Evropian ka njoftuar se nga data 12 tetor 2025 do të nisë zbatimin e Sistemit të Hyrje/Daljes (EES), një sistem i ri elektronik për kontrollin kufitar të shtetasve nga vende jashtë BE-së. Ky sistem do të zëvendësojë vendosjen e vulave në pasaporta dhe do të fillojë të aplikohet gradualisht për një periudhë prej gjashtë muajsh në 29 vende evropiane, përfshirë shtetet e zonës Schengen.

Sistemi EES do të regjistrojë automatikisht datat e hyrjes dhe daljes së udhëtarëve, qëndrimet e tejzgjatura dhe rastet e refuzimit të hyrjes. Zbatimi i tij synon të rrisë efikasitetin dhe sigurinë në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Sistemi, i cili u miratua në vitin 2017, është shtyrë disa herë për shkak të mungesës së përgatitjes në disa vende anëtare. Ai do të vlejë për rreth 60 shtete, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, si dhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing