Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Harrison Ford: Nuk ka plane për pension, aktorët e moshuar janë të domosdoshëm

Film  |  01.08.2025 Ora 8:13   

Harrison Ford, në moshën 83 vjeçare, konfirmon se nuk planifikon të tërhiqet nga aktrimi. Në një intervistë për Variety, ai theksoi rëndësinë e aktorëve të moshuar për interpretimin autentik të roleve të tyre.

Me mbi 60 filma në karrierën e tij, Ford vazhdon të jetë aktiv në industrinë e kinemasë dhe televizionit, duke u shfaqur së fundmi në “Captain America: Brave New World” dhe në sezonin e tretë të serialit “Shrinking” në Apple TV+.

Gjatë bisedës, ai ndau një episod nga xhirimet e filmit “Blade Runner 2049”, ku papritmas goditi me grusht kolegun Ryan Gosling, për të cilin tha se kërkoi menjëherë falje.

Harrison Ford u nominua për herë të parë për një Emmy për rolin e tij në “Shrinking” dhe shprehu dëshirën për të vazhduar të punojë në projekte të tjera.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing