Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

20-vjeçari nga Australia shpall “shtetin” e tij mes Kroacisë dhe Serbisë

Kuriozitete  |  07.08.2025 Ora 9:40   
Daniel Jackson, një 20-vjeçar nga Australia, është vetëshpallur president i një “shteti” të krijuar prej tij – Republika e Lirë e Verdis – e vendosur në një zonë prej 125 hektarësh pyje përgjatë lumit Danub, mes Kroacisë dhe Serbisë, sipas Pubity.

Zona, e njohur si “Pocket Three”, ndodhet në një hapësirë ligjore gri për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë kufitare. As Kroacia dhe as Serbia nuk e pretendojnë zyrtarisht, duke e kthyer atë në një prej pak “tokave të askujt” në Europë.

Jackson, një dizajner dixhital që krijon botë virtuale në platforma si Roblox, e imagjinoi për herë të parë Verdis-in në moshën 14-vjeçare. Në moshën 18-vjeçare, më 30 maj 2019, ai shpalli pavarësinë e saj.

Që atëherë, ka krijuar flamurin, kushtetutën, një kabinet dhe thotë se ka rreth 400 “qytetarë” nga mbarë bota. Gjuha zyrtare e Verdis është anglishtja, kroatishtja dhe serbishtja, ndërsa monedha e përdorur është euro.

Megjithatë, përpjekjet për të banuar fizikisht në tokë janë përballur me rezistencë. Në vitin 2023, policia kroate ndaloi dhe dëboi Jackson-in dhe mbështetësit e tij, duke i cilësuar si kërcënim për sigurinë. Sot ai është i ndaluar nga hyrja në Kroaci dhe drejton një “qeveri në mërgim”, por shpreson ende për marrëdhënie paqësore me vendet fqinje.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing