Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Testamenti sekret i Valentino Garavanit trondit botën e modës, zbulohet kujt ia la pasurinë marramendëse

Kuriozitete  |  09.07.2026 Ora 16:15   

 

Testamenti i stilistit legjendar Valentino Garavani ka ngjallur interes të madh pas vdekjes së tij në janar të vitit 2026. Sipas mediave italiane, krijuesi i famshëm i modës vendosi që e gjithë pasuria e tij t’i kalojë një trashëgimtari të vetëm universal, fondacionit “Valentino Garavani, Giancarlo Giammetti Foundation”, me seli në Lihtenshtajn. Vendimi shmang ndarjen tradicionale të trashëgimisë dhe synon të ruajë perandorinë e tij artistike, kulturore dhe financiare nën një strukturë të vetme. Testamenti ishte përgatitur që në vitin 2023 dhe u zyrtarizua pas vdekjes së stilistit.

Megjithëse fondacioni është përfituesi kryesor, Valentino ka parashikuar përfitime edhe për disa nga njerëzit më të afërt, përfshirë partnerin Vernon Bruce Hoeksema, bashkëpunëtorin historik Giancarlo Giammetti, nipin Piero Villani dhe disa organizata bamirëse. Pasuria përfshin prona luksoze në Itali, Francë, Zvicër, Britani dhe SHBA, si edhe jahte, vepra arti dhe asete të tjera me vlerë të konsiderueshme. Ndër pronat më të njohura është kështjella historike Château de Wideville pranë Parisit, e cila pritet të shitet për të financuar detyrimet dhe dhuratat e përcaktuara në testament.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Kuriozitete

Marketing