Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritet shqetësimi për turbulencat ajrore – incidentet shtohen me lëndime dhe ulje emergjente

Të Tjera  |  07.08.2025 Ora 12:48   
Një fluturim i Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit përjetoi turbulenca të rënda javën e kaluar, duke detyruar një ulje emergjente në Minneapolis. Disa pasagjerë u përplasën në tavan, karrocat e shërbimit u hodhën nëpër kabinë dhe 25 persona përfunduan në spital. Ky është vetëm një nga disa incidente të fundit që lidhen me turbulencat, të cilat kanë shkaktuar lëndime serioze dhe madje edhe një vdekje vitin e kaluar.

Turbulencat ndodhin kur rrjedhat e ajrit përplasen me “pengesa” si malet apo stuhitë, duke krijuar lëkundje të forta dhe të papritura – ngjashëm me ujin që godet një shkëmb në lumë. Edhe pse në shumicën e rasteve ato shkaktojnë vetëm shqetësime të lehta, turbulencat ekstreme mund të çojnë në humbje kontrolli dhe dëmtime strukturore në avion. Nga viti 2009 deri në 2024, mbi 200 persona kanë pësuar lëndime serioze vetëm në SHBA.

Ndërsa vdekjet janë të rralla dhe përdorimi i rripit të sigurimit zvogëlon rrezikun, ekspertët paralajmërojnë se turbulencat po shtohen dhe do të përkeqësohen më tej me ngrohjen globale. Sipas faqes specializuar Turbli, rruga më e rrezikshme në botë për turbulenca është ajo midis Mendoza (Argjentinë) dhe Santiago (Kili), që kalon mbi Andet. Po ashtu, në SHBA rreziku është më i lartë në fluturimet mbi vargmalet Rocky, ndërsa në Europë mbi Alpet.

Ekspertët theksojnë se turbulencat mbi malet shpesh janë të paparashikueshme edhe për pilotët më të përgatitur, për shkak të faktorëve të vegjël të mikrorelievit që nuk pasqyrohen në parashikimet meteorologjike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing