Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

NASA përshpejton planet për ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë, mes garës me Kinën dhe Rusinë

Të Tjera  |  07.08.2025 Ora 13:10   

NASA do të përshpejtojë ndjeshëm zhvillimin e një reaktori bërthamor në Hënë, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar energjinë e nevojshme për misionet afatgjata në sipërfaqen hënore. Urdhri i ri vjen nga ushtruesi i detyrës së administratorit të NASA-s, Sean Duffy, dhe synon të mbajë SHBA-në përpara Kinës dhe Rusisë, të cilat kanë njoftuar përpjekje të përbashkëta për një projekt të ngjashëm deri në mesin e viteve 2030.

Duffy paralajmëron se nëse një shtet tjetër arrin i pari të vendosë një reaktor funksional në Hënë, ai mund të shpallë “zona të ndaluara”, duke penguar planet amerikane të programit Artemis, që përfshin kthimin e astronautëve në Hënë në vitin 2027.

NASA ka bashkëpunuar më herët me Departamentin Amerikan të Energjisë për të zhvilluar projekte të energjisë me fision, përfshirë një sistem që do të prodhonte të paktën 40 kilovat, mjaftueshëm për të furnizuar 30 shtëpi për 10 vjet. Sipas vlerësimeve të NASA-s, për qëndrime afatgjata njerëzore në Hënë nevojiten të paktën 100 kilovat energji elektrike.

Kjo nismë e re është hapi i parë madhor i Duffy-t që nga emërimi i tij si administrator i përkohshëm i NASA-s, një rol që e mban njëkohësisht me atë të Sekretarit të Transportit. Ai ka urdhëruar gjithashtu përshpejtimin e përpjekjeve për krijimin e një stacioni hapësinor komercial që do të zëvendësojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, i cili pritet të dalë jashtë funksionit deri në vitin 2030.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing