Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Britania do të nisë kontrolle të shtuara mbi eksportin e gomave të përdorura për në Indi

Auto  |  07.08.2025 Ora 17:11   

Agjencia e Mjedisit në Britani do të nisë kontrolle të shtuara mbi eksportin e gomave.

Kjo thuhet se vjen pas një hetimi të BBC që zbuloi se miliona goma të përdorura po digjen në impiante të paligjshme në Indi.

Sipas raportit, është “shumë e mundshme” që një pjesë e gomave britanike të devijohen drejt këtyre “furrave të rrezikshme”.

Këto impiante shkaktojnë ndotje të rëndë dhe rrezik për shëndetin publik.

Aktivistët dhe industria e riciklimit të gomave e kanë mirëpritur nismën, por thonë se masat nuk mbyllin të gjitha boshllëqet ligjore.

Rreth 50 milion goma të përdorura prodhohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, gjysma e të cilave eksportohen në Indi.

Nga 1 tetori, eksportuesit duhet të vërtetojnë që gomat do të trajtohen në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Auto

Marketing