Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në pushtet që nga vitet '80 - 92-vjeçari garon sërish për president në Kamerun, ndërsa përjashtohet rivali kryesor

Të Tjera  |  08.08.2025 Ora 8:20   

Këshilli Kushtetues i Kamerunit ka konfirmuar vendimin e komisionit zgjedhor për të përjashtuar liderin opozitar Maurice Kamto nga zgjedhjet presidenciale të 12 tetorit.

Ndërkohë, presidenti aktual 92-vjeçar, Paul Biya – i cili është në pushtet që nga viti 1982 – është lejuar të kandidojë për një mandat të tetë. Nëse rizgjidhet, ai mund të qëndrojë në krye të shtetit deri në moshën 99-vjeçare.

Kamto u përjashtua për shkak të përçarjeve të brendshme në partinë që e mbështeti, MANIDEM, duke shkaktuar reagime të ashpra nga mbështetësit e tij dhe akuza për manipulim politik të procesit.

Nga 83 kandidatë që aplikuan për të marrë pjesë në zgjedhje, vetëm 12 janë aprovuar. Pjesa më e madhe u refuzuan për mungesë dokumentacioni apo pagesash.

Ndër kandidatët më të rëndësishëm përfshihen: Paul Biya, Cabral Libii, Akere Muna, Joshua Osih, Bello Bouba Maigari dhe Issa Tchiroma Bakary.

Përjashtimi i Kamto-s ka ndryshuar dinamikën e garës dhe ka rikthyer diskutimin për një koalicion opozitar, i cili në të kaluarën ka qenë vendimtar për të sfiduar realisht pushtetin e gjatë të Biya-s.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing