Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

8 Gushti shënon Ditën Ndërkombëtare të Maceve – një thirrje për kujdes dhe dashuri ndaj kafshëve shtëpiake

Bota  |  08.08.2025 Ora 9:30   

Çdo vit, më 8 gusht, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Maceve, një datë që synon të rrisë ndërgjegjësimin për mirëqenien, mbrojtjen dhe kujdesin ndaj njërit prej kafshëve më të dashura për njerëzimin.

Kjo ditë u krijua në vitin 2002 nga organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, IFAW (International Fund for Animal Welfare), dhe është kthyer në një moment global reflektimi për rëndësinë e trajtimit të drejtë të maceve – qofshin ato kafshë shtëpiake apo endacake.

Përmes fushatave sensibilizuese, kjo ditë i kushtohet promovimit të adoptimeve, sterilizimit, trajtimit të sëmundjeve të maceve dhe ndalimit të keqtrajtimit të tyre. Maceve u kushtohet gjithashtu vëmendje si pjesë e rëndësishme e jetës emocionale të miliona familjeve në mbarë botën.

Ekspertët theksojnë se, përveç dashurisë, macet kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm veterinar, ushqim të përshtatshëm dhe një ambient të sigurt ku mund të zhvillohen.

Dita e sotme shërben edhe si një kujtesë për numrin në rritje të maceve të braktisura në rrugë, dhe nevojën për më shumë përpjekje institucionale dhe individuale për mirëqenien e tyre.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing