Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Astronomët kanë identifikuar një vrimë të zezë jashtëzakonisht masive, me një peshë sa 36 miliardë Diellë, që mund të jetë më e madhja e matur deri më sot, sipas Pubity.
Ajo ndodhet rreth 5 miliardë vite dritë larg, në qendër të galaktikës “Patkoi Kozmik”, dhe u zbulua përmes një kombinimi të lentes gravitacionale dhe matjeve të lëvizjes së yjeve – një metodë që jep vlerësime tepër të besueshme të masës.
Sipas ekspertëve, kjo përbindëshi kozmik renditet ndër 10 vrimat e zeza më masive të njohura dhe mund të jetë vërtet më e madhja e konfirmuar deri tani.