Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

James Norton lëndohet gjatë xhirimeve të serialit “King and Conqueror”

Film  |  19.08.2025 Ora 9:42   
Aktori James Norton, i njohur për rolin e Harold Godwinson në serialin historik King and Conqueror, ka thyer klavikulën pas një rënieje nga kali gjatë një prove.

Megjithëse doli me një dëmtim të dhimbshëm, Norton vazhdoi xhirimet duke iu përkushtuar punës, ndërsa ekipi organizoi skenat më të rënda drejt fundit të xhirimeve për t’i dhënë kohë shërimit.

“Ndonëse ishte e dhimbshme, bashkëpunimi i ekipit ishte i jashtëzakonshëm dhe shërimi shkoi shpejt, kështu që nuk ndikuam aspak në xhirime,” tha ai.

James Norton luan përkrah Nikolaj Coster-Waldau, i cili me humor zbuloi dëmtimin gjatë një paneli promocional.
Seriali King and Conqueror, që tregon ngjarjet përpara Betejës së Hastings në 1066, do të nisë në BBC One më 24 gusht.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing