Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ndërkohë, një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të lëvizë sonte drejt rajonit tonë, duke sjellë rrebeshe intensive shiu, shkarkesa të forta rrufesh, breshër dhe erëra të fuqishme. Fillimisht, këto kushte do të prekin Malin e Zi në mbrëmje, për të vazhduar gjatë natës edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Si pasojë e reshjeve të dendura, lokalisht mund të shkaktohen edhe vërshime.
Të premten, moti do të mbetet herë pas here me rrebeshe lokale dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa me afrimin e masave më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, pritet një rënie e dukshme e temperaturave, sidomos në fundjavë, prej të paktën 6-10°C në vlerat maksimale.
Gjatë kësaj periudhe, reshjet do të jenë në dobësim gradual, duke u kufizuar të shtunën në formë më të izoluar, e të dielën vetëm sporadikisht në zonat malore. Përndryshe, do të mbretërojë mot me vranësira dhe intervale me diell. /MeteoKosova/