Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Ilaçi i zakonshëm për atakun në zemër nuk funksionon dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes për disa gra

Shëndeti  |  01.09.2025 Ora 8:01   
Një kërkim i madh klinik, i publikuar në The New England Journal of Medicine dhe paraqitur në Kongresin Evropian të Kardiologjisë, ka vënë në dyshim përdorimin e beta–bllokuesve si trajtim standard pas sulmit në zemër.

Sipas studimit, gratë me funksion normal të zemrës që morën këto barna kishin më shumë gjasa të pësonin një tjetër infarkt, të shtroheshin për insuficiencë kardiake, dhe ishin pothuajse tre herë më të rrezikuara për vdekje – krahasuar me ato që nuk i morën barnat. Në kontrast, tek burrat nuk u vu re i njëjti efekt negativ.

“Ky zbulim do të ndryshojë udhëzimet klinike në mbarë botën dhe do të hapë rrugën për një qasje të re, të ndarë sipas gjinisë, në trajtimin e sëmundjeve të zemrës,” tha autori kryesor i studimit, kardiologu Valentin Fuster.

Beta–bllokuesit kanë qenë një nga trajtimet kryesore për mbi 40 vjet, por përparimet në mjekësi, si përdorimi i stenteve dhe holluesve të gjakut, kanë ndryshuar nevojat e pacientëve. Për momentin, ata mbeten të domosdoshëm vetëm për pacientët me funksion të dobësuar të zemrës (nën 40%), ndërsa për shumicën e të tjerëve, sidomos për gratë, rreziku mund të jetë më i madh se përfitimi.

Ky është një hap i madh drejt mjekësisë së personalizuar, duke pranuar se zemra e grave dhe e burrave nuk reagon gjithmonë njësoj ndaj trajtimeve tradicionale.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing