Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FSK drejt transformimit përfundimtar - Kosova afrohet më shumë me NATO

Vendi  |  03.09.2025 Ora 7:48   

Forca e Sigurisë së Kosovës po kalon në fazën e fundit të transformimit drejt një ushtrie me kapacitete të plota mbrojtëse, proces që pritet të përfundojë në vitin 2028. Ky hap shihet si vendimtar për forcimin e sovranitetit dhe për integrimin e ushtrisë së Kosovës në NATO.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se deri tani janë shpenzuar mbi 320 milionë euro në armatim, si dhe miliona të tjera në edukimin dhe trajnimin e personelit dhe në zhvillimin e infrastrukturës. Ai shtoi se gjithë proceset zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, gjë që e bën Kosovën gjithnjë e më të përafruar me Aleancën.

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci, thekson se në një botë me tensione të shtuara si lufta në Ukrainë apo krizat e njëpasnjëshme në Lindjen e Afërt, është e domosdoshme që Kosova të mos ndalë investimet në mbrojtje. Po ashtu, marrëveshjet e fundit të Kosovës me SHBA, Shqipërinë dhe Kroacinë vlerësohen si garanci për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas drejtuesve të Institutit “OCTOPUS”, transformimi i FSK-së është një tregues i qartë se Kosova po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon, pavarësisht ambicieve destabilizuese të Serbisë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing