
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se nga 1 shtatori ka shtuar intensitetin e inspektimeve në të gjithë territorin e Kosovës.
Kontrollet kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe monitorimin e çmimeve të teksteve shkollore. Sipas njoftimit, deri tani janë inspektuar mbi 30 operatorë ekonomikë dhe në rastet ku janë evidentuar shkelje ligjore janë marrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin.
Inspektorati thekson se do të vijojë me kontrolle edhe në ditët e ardhshme, duke monitoruar shtëpitë botuese dhe shpërndarësit, për të garantuar që qarkullimi i librave të bëhet në pajtim me ligjin mbi të drejtat e autorit.
Po ashtu, është theksuar se mbikëqyrja e çmimeve do të vazhdojë me synimin që ato të jenë të arsyeshme dhe në përputhje me rregullat e konkurrencës.
Inspektorati u ka bërë thirrje shtëpive botuese, autorëve dhe shpërndarësve që të bashkëpunojnë për të siguruar një treg të drejtë e transparent, duke respektuar të drejtat e autorëve dhe duke garantuar çmime të përballueshme për nxënësit dhe prindërit.
Qytetarët që dëshirojnë të raportojnë parregullsi, mund ta bëjnë këtë përmes numrit pa pagesë 0800 11000 ose përmes emailit zyrtar [email protected]