Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trafiku Urban zgjeron orarin e kioskeve të biletave në Prishtinë

Vendi  |  03.09.2025 Ora 8:09   

Me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në bileta të udhëtimit, Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar për zgjerimin e orarit të punës në disa prej kioskeve të tij.

Sipas njoftimit, kioskat pranë Komunës dhe Katedrales do të jenë të hapura nga e hëna deri të shtunën prej orës 07:00 deri në 21:00, si dhe të dielave nga ora 08:00 deri në 16:00.

Kioska në Bregu të Diellit do të funksionojë nga e hëna në të premte prej 07:00 deri në 21:00, si dhe të shtunave deri në orën 14:00.

Janë përcaktuar edhe pauzat ditore: paradite nga 10:00 – 10:30 dhe pasdite nga 17:30 – 18:00.

Një tjetër lehtësi e re është që pensionistët tani mund të pajisen me bileta edhe në pikën në Bregun e Diellit.

Nga kompania kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, duke theksuar përkushtimin për të qenë gjithmonë më afër nevojave të udhëtarëve.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing