Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IKSHPK: Uji i Liqenit të Badocit mbetet i papijshëm për shkak të nivelit të lartë të manganit

Vendi  |  09.09.2025 Ora 7:44   
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se uji i pijshëm nga Liqeni i Badocit mbetet i papërshtatshëm për konsum, për shkak të pranisë së lartë të manganit.

Analizat e fundit laboratorike kanë treguar se niveli i manganit tejkalon kufirin e lejuar prej 0.05 mg/l sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021, duke kaluar gjithashtu edhe pragun shëndetësor prej 0.3-0.4 mg/l, mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim negativ në shëndet.

IKSHPK ka apeluar që qytetarët që furnizohen nga Fabrika e Ujit në Liqenin e Badocit të mos e përdorin ujin për pije deri në një njoftim të ri.

Po ashtu, qytetarët janë ftuar të përcjellin komunikatat e KRU “Prishtina” për informacion mbi zonat, rrugët dhe oraret e furnizimit me ujë të pijshëm nga autobotet.

Ky njoftim vjen si masë preventive për mbrojtjen e shëndetit publik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing