Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Bakteret në trupin tonë mund të jenë çelësi për një gjumë më të mirë

Shëndeti  |  09.09.2025 Ora 7:57   

Shkencëtarët po zbulojnë gjithnjë e më shumë prova që mikrobioma jonë – komunitetet e baktereve, viruseve dhe kërpudhave që jetojnë në trupin tonë – ndikon drejtpërdrejt në gjumin.

Studimet kanë treguar se personat me më shumë larmi mikrobesh në gojë dhe zorrë flenë më gjatë dhe më qetë. Ndërsa ata me më pak larmi shpesh vuajnë nga pagjumësia, gjumë i ndërprerë ose probleme të tjera shëndetësore si obezitet dhe diabet. Një studim tjetër ka treguar se edhe ndryshimet në rutinën e gjumit, si “social jetlag” (kur flini më vonë fundjavave), lidhen me ndryshime në mikrobiomë.

Eksperimentet kanë shkuar edhe më tej: kur minjtë morën transplante mikrobesh nga njerëz me pagjumësi, ata shfaqën sjellje të ngjashme me problemet e gjumit. Kjo sugjeron se mikrobioma mund të ndikojë drejtpërdrejt tek ritmet tona cirkadiane, pra tek ora biologjike që rregullon gjumin.

E ardhmja mund të sjellë trajtime të reja: probiotikë apo prebiotikë që ndihmojnë të balancohet mikrobioma, duke ofruar një alternativë më natyrale ndaj qetësuesve dhe barnave të gjumit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing