Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shkencëtarët në SHBA kanë marrë një hap historik në fushën e mjekësisë: përdorimin e organeve të modifikuara gjenetikisht nga derrat për transplante tek njerëzit.
Kompania bioteknologjike eGenesis ka njoftuar se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë miratimin për testime klinike më të gjera me veshka derri të modifikuara me teknologjinë CRISPR, që e bën organin më të përputhshëm me trupin e njeriut.
Në SHBA, mbi 100 mijë persona janë në listë pritjeje për një organ, dhe 86% e tyre kanë nevojë për një veshkë. Pritja mesatare shkon nga 3 deri në 5 vjet, ndërsa për pacientët me grup gjaku më të rrallë mund të zgjasë deri në 10 vjet.
Janë kryer tashmë disa transplante eksperimentale, ku disa pacientë kanë jetuar me veshka derri për muaj të tërë, duke rifituar mundësinë për të punuar e për të jetuar normalisht.
Ekspertët besojnë se kjo teknologji mund të ulë ndjeshëm numrin e pacientëve që humbin jetën duke pritur një organ. Edhe pse rruga drejt përdorimit masiv të këtyre transplantimeve mbetet e gjatë, ky hap shihet si një revolucion në mjekësinë moderne.