Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Në kastën e aktorëve rikthehen Josh Hutcherson, Elizabeth Lail, Piper Rubio, Matthew Lillard dhe Theodus Crane, ndërsa emra të rinj i bashkohen projektit, si Skeet Ulrich, Mckenna Grace, Teo Briones dhe Wayne Knight.
Sipas FilmRatings.com, arsyeja e vlerësimit PG-13 janë “përmbajtja e dhunshme, terrori dhe disa fjalë të rënda”. Kjo ka shkaktuar befasi, pasi shumë prisnin një film më të dhunshëm dhe më të frikshëm, sidomos pas kritikave që pjesa e parë mori për mungesë gore dhe pamjesh të rënda.
Megjithatë, duke qenë se filmi i parë arkëtoi 297 milionë dollarë dhe u bë horror-i më fitimprurës i vitit 2023, një PG-13 siguron që edhe vazhdimi të arrijë një audiencë sa më të gjerë, veçanërisht tek fansat e rinj të lojës.
Universal dhe Blumhouse duket se kanë zgjedhur rrugën e sigurt: më pak gjak në ekran, por shumë më tepër shpresa për sukses financiar.