
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Nicky Fox, drejtuese e misionit shkencor të NASA-s, tha se ky është momenti ku Agjencia Amerikane e Hapësirës ka shkuar më pranë se kurrë për të zbuluar shenja të jetës së lashtë në Mars. Roboti i cili po eksploron planetin e kuq që prej vitit 2021 nuk ka aftësi për të zbuluar drejtpërdrejt gjurmët e jetës, por mbledh mostra shkëmbinjsh dhe dheu në tuba titani për t’u sjellë më vonë në Tokë. Deri tani janë mbledhur 30 mostra, ndërsa misioni i rikthimit të tyre është vonuar për shkak të kostove të larta.
Mostra e fundit u mor nga Neretva Vallis, një kanal lumor që dikur furnizonte me ujë kraterin Jezero. Në këtë formacion gjeologjik, i quajtur “Bright Angel”, u gjetën përbërje organike së bashku me grimca mikroskopike të pasura me hekur dhe squfur, të ngjashme me ato që në Tokë lidhen me aktivitet mikrobial.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se procese jo-biologjike mund të shpjegojnë këto formacione. “Një nga mundësitë është jeta mikrobiale, por ka edhe shpjegime të tjera të mundshme,” tha Joel Hurowitz, studiues në Universitetin Stony Brook dhe autor kryesor i studimit të publikuar në revistën Nature.