Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Gjysma e personave me diabet, nuk e dinë që janë sëmurë

Shëndeti  |  11.09.2025 Ora 10:58   
44% e personave që vuajnë nga diabeti nuk janë në dijeni që janë të prekur nga kjo patologji. Megjithatë edhe ndër pacientët që kanë marrë diagnozën dhe vazhdon kurimin për sëmundjen, vetëm 21% e tyre arrin ta ndjekë në mënyrë optimale.
 
Diabeti është një nder shkaqet kryesore te paaftesisë, pamundësisë shëndetësore dhe vdekjeve në rang global. Mendohet se godet 529 milionë persona, 6.1% të popullsisë botërore.
 
Diagnoza e hershme e ndjekur nga kontrolle të vazhdueshme janë thelbësore për të evituar komplikimet e lidhura me këtë sëmundje.
 
Studimi është kryer nga Uashington School of Medicine dhe ka marrë në shqyrtim të dhënat nga 204 vende. Del në pah edhe që gati gjysma e personave të prekur që nuk janë në dijeni të sëmundjes, janë te prekur prej të paktën 15 vitesh. Situata paraqitet edhe me e rëndë në vendet e Afrikës Subsahariane.
 
Mendohet se brenda vitit 2050 dibeti do të jetë një epidemi e heshtur duke u bazuar në statistikat e deritanishme, mendohet që 1.3 miliardë njerëz të vuajnë nga kjo sëmundje.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing