Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Dhuna dhe bullizmi në shkolla mbeten shqetësuese në Kosovë

Vendi  |  23.09.2025 Ora 7:43   

Fillimi i vitit të ri shkollor në Kosovë ka sjellë sërish në vëmendje problemin e dhunës dhe bullizmit nëpër shkolla.

Sipas një studimi të organizatës “Save the Children”, i zhvilluar gjatë majit dhe qershorit 2024, 78 për qind e nxënësve të klasave 7–11 kanë deklaruar se bullizmi është shumë ose mesatarisht i pranishëm në shkollat e tyre.

Një tjetër problem i evidentuar është mungesa e psikologëve dhe pedagogëve. Nga 520 pozita të parapara, rreth 357 vazhdojnë të mbeten të pambuluara, duke krijuar vështirësi shtesë për mbështetjen e fëmijëve që përjetojnë dhunë ose ngacmim.

Ministria e Arsimit ka theksuar se ekzistojnë rregullore dhe protokolle për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në shkolla, por raportet tregojnë se shumë raste nuk dokumentohen ose nuk trajtohen në mënyrë të plotë.

Raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të UNESCO-s, nënvizojnë se ngacmimi dhe bullizmi janë probleme të përhapura globalisht, ndërsa në Kosovë, institucionet dhe komuniteti arsimor vazhdojnë të përballen me sfida serioze për krijimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing