Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas njoftimit, kjo masë do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar, derisa të përmirësohen kushtet klimatike. Ndërkohë, furnizimi me cisterna për zonat më të prekura nuk është aktivizuar, pasi oraret e reduktimeve nuk e imponojnë një ndërhyrje të tillë, por mbetet një opsion në rast nevoje.
“Hidrodrini” ka bërë të ditur gjithashtu se nuk do të ketë zbritje në faturat mujore për konsumatorët, pasi regjistrohet vetëm uji i shpenzuar në ujëmatës.
Kompania ka konfirmuar se është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet qeveritare dhe se po punon në plane afatgjata për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.