Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SBASHK: Nxënësit e shkollave të mesme të ulëta po mësojnë me libra të vjetër e të dëmtuar

Vendi  |  23.09.2025 Ora 8:01   
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se situata me mungesën e teksteve shkollore në Kosovë mbetet e rëndë.

Sipas tij, gjendja më e vështirë është tek nxënësit e shkollave të mesme të ulëta (klasat 6–9), të cilët po detyrohen të përdorin libra të vjetër, të dëmtuar dhe jo të mjaftueshëm në numër. Ai ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, duke thënë se për të tretin vit radhazi ka dështuar në shpërndarjen e teksteve.

Jasharaj ka bërë të ditur se SBASHK-u nuk ka pasur kontakte me Ministrinë e Arsimit apo me Qeverinë, duke theksuar se institucionet nuk kanë pranuar të takohen me sindikatën.

Ai ka shtuar se pas formimit të institucioneve të reja, SBASHK do të kërkojë nënshkrimin e kontratave kolektive, rritje të pagave dhe përmirësim të kushteve të punës për mësimdhënësit, duke përfshirë pajisje moderne për zhvillimin e procesit mësimor.

Jasharaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave dhe grevave, nëse kërkesat e sindikatës nuk merren parasysh.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing