Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

IKSHPK: Uji në zonën PR03-Badoc ende nuk është i sigurt për pije

Vendi  |  24.09.2025 Ora 7:44   

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se analizat e fundit laboratorike mbi mostrat e ujit nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03–Badoc kanë treguar një ulje të ndjeshme të nivelit të manganit.

Sipas njoftimit, vlerat e matura janë dukshëm më të ulëta se standardi shëndetësor prej 0.3 mg/L, mbi të cilin mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut. Megjithatë, rezultati maksimal prej 0.067 mg/L ende tejkalon kufirin e përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021, ku norma e lejuar për manganin është 0.05 mg/L.

IKSHPK thekson se, për të respektuar legjislacionin në fuqi dhe për të mbrojtur shëndetin e popullatës, uji në këtë zonë nuk rekomandohet për konsum. Instituti do të vazhdojë me monitorimin e rregullt dhe do të njoftojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing