Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Uji i Badocit ende i papijshëm

Vendi  |  26.09.2025 Ora 7:48   

Edhe më tej nuk rekomandohet të pihet uji i përpunuar nga Liqeni akumulues i Badocit, si rezultat i vlerave të larta të mineralit natyror mangan, ndonëse ato kanë rënë ndjeshëm. Kështu ka njoftuar IKSHPK, e cila ka ftuar qytetarët që mos ta përdorin ujin për pije e as për zierje.

 

Mangani, mineral natyror, gjendet në tokë, shkëmbinj dhe ujëra. Ai është i domosdoshëm për organizmat në sasi të vogël, ndërsa bëhet i dëmshëm kur i tejkalon nivelet.

Pellgu dhe shtrati i Liqenit të Badocit është i shtrirë ku ka minerale këtu dhe nga këto minerale të cilat i ka kjo nëntokë, herë pas here ngritja dhe rënia e manganit është e pranishme në ujë.

Andaj, bazuar edhe në matjet e fundit të kryera në laboratorët e IKSHPK-së, mostrat e ujit të marra nga rrjeti shpërndarës në zonën e furnizimit PR03 - Badoc, rezultojnë me ulje të ndjeshme të vlerave

të manganit. Vlerat janë dukshëm më të ulëta sesa standardi shëndetësor prej 0.3 miligram/L i cili konsiderohet pragu ku mund të ketë ndikim në shëndetin e njeriut.

Rezultatet e analizave laboratorike të ditëve të fundit argumentojnë vlerën maksimale prej 0.067 miligramë/L, që megjithatë ende e tejkalojnë kufirin e përcaktuar për cilësinë e ujit të destinuar për konsum njerëzor, ku norma e lejuar është 0.05 miligramë/L.

Andaj, IKSHPK thekson se uji nga Liqeni i Badocit ende nuk është i sigurt për pije, ndërsa do të vazhdohet me monitorimin e rregullt të ujit të pijshëm, që qytetarët të mbahen të informuar për gjendjen e ujit të pijes nga ky liqen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing