Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Transporti urban falas nga 1 tetori: kush përfitojnë dhe çfarë duhet të dini

Vendi  |  26.09.2025 Ora 7:52   

Me vendim të nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, transporti urban në Prishtinë bëhet pa pagesë nga data 1 tetor për kategori të caktuara qytetarësh. Ky hap synon të lehtësojë lëvizjen dhe të ulë numrin e automjeteve në rrugë, duke përmirësuar ajrin dhe cilësinë e jetës.

Kush përfiton nga ky vendim?

  • Stafi shëndetësor (adminstrativ, teknik e mbështetës) në institucionet shëndetësore të kryeqytetit

  • Stafi arsimor (përfshi institucionet parashkollore)

  • Nxënësit e shkollave të mesme

  • Studentët e Prishtinës

  • Të gjithë punonjësit e administratës së komunës, në të gjitha institucionet prindërore dhe vartëse

Kryetari Rama thekson se ky vendim është pjesë e transformimit të transportit urban në kryeqytet dhe shfaq prioritetin ndaj qytetarëve për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak presion nga automjetet.

Çfarë duhet të dini:

  1. Transporti pa pagesë fillon më 1 tetor.

  2. Ky përfshin linjat urbane brenda territorit të Prishtinës.

  3. Detajet për bileta mujore, kompensime ose zbatimin konkret të vendimit do të njoftohen nga organet përkatëse.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing