Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Ministrisë, tuberkulozi mbetet një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik në vend, por diagnostikimi dhe trajtimi i tij ofrohen falas në institucionet publike shëndetësore.
Përveç tuberkulozit, edhe sëmundje të tjera të organeve të frymëmarrjes, si astma dhe bronkiti kronik, mbeten shkaktarë të shëndetësisë së dobët dhe vdekshmërisë në vend.
Në nivel global, raportet tregojnë se miliona persona çdo vit preken nga sëmundje respiratore si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), pneumonia, astma, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat vazhdojnë të jenë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve.