Sipas MeteoKosova, të martën pritet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë intervale më të gjata me diell. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë prej 17 deri në 20°C.