Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Çmimet e produkteve bazë në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme në pjesën e dytë të vitit, duke vështirësuar jetesën e qytetarëve. Sipas të dhënave, inflacioni që në fillim të vitit ishte 1.5%, në gusht u rrit në 4.5%, ndërkohë që çmimi i energjisë elektrike u rrit për rreth 16% në prill, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Qytetarët shprehen të shqetësuar se me paga e pensione të ulëta, shpenzimet mujore po bëhen të papërballueshme. Pensionistët thonë se shpesh detyrohen të mbështeten në ndihma të jashtme për të përballuar koston e jetesës, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se dimri i afërt do ta rëndojë situatën edhe më shumë për shkak të konsumit të lartë të energjisë.
Rritja e çmimeve, pa rritje të pagave, mbetet një nga problemet më të mëdha ekonomike që po prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.