Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Të enjten, vendi do të përballet me mot të vranët dhe reshje të dendura atmosferike. Reshjet do të fillojnë në formë shiu, ndërsa në zonat malore do të paraqiten në formë bore. Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin ndryshime të mëdha, pasi reshjet do të shndërrohen në shqotë dhe borë edhe në disa zona të ulëta, sidomos në Rrafshin e Kosovës.
Reshjet më intensive parashikohen gjatë mbrëmjes dhe natës, me përqendrim kryesisht në zonat juglindore, lindore dhe verilindore. Si pasojë e reshjeve të shiut, ekziston rreziku i vërshimeve lokale, ndërsa në zonat me reshje bore pritet të formohen shtresa bore.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 15 deri në 45 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme: minimale nga 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 8°C. Gjatë pasdites pritet që temperaturat të ulen edhe më shumë, duke sjellë ndjesinë e dimrit që në fillim të tetorit.