Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritja e normave të interesit rëndon qytetarët në Kosovë

Vendi  |  02.10.2025 Ora 7:44   

Normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë janë rritur muajin e fundit, pa një sqarim të qartë publik. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve, ndërkohë që është vërejtur edhe rënie e dhënies së kredive.

Aktualisht, disa banka ofrojnë kredi për individë me norma mbi 7%, ndërsa për bizneset këto shifra arrijnë deri në 10%. Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka shpjeguar se një ndër faktorët kryesorë ka qenë vendimi i BQK-së për rritjen e mjaftueshmërisë së kapitalit. Me këtë vendim, bankat janë të detyruara të mbajnë më shumë kapital rezervë për çdo kredi, duke pasur më pak hapësirë për huadhënie të reja. Ky ndryshim rrit koston e kapitalit, dhe për rrjedhojë, bankat e transferojnë këtë barrë tek klientët.

Faktor tjetër është inflacioni, i cili, sipas Mehmetit, i detyron bankat të rrisin normat për të mbrojtur vlerën e kursimeve dhe për të ulur rrezikun nga mosshlyerja e kredive.

Megjithatë, pavarësisht sfidave, Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike prej 3.8% për Kosovën. Mehmeti ka theksuar se për këtë është e domosdoshme që institucionet të krijohen sa më shpejt, në mënyrë që të nisë adresimi i problemeve ekonomike. Ai shprehet optimist se normat e interesit mund të ulen, por kërkon që BQK të veprojë me kujdes në miratimin e rregulloreve të reja, me fokus te stabiliteti financiar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing