Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nisi fushata kundër Kancerit të Gjirit - Mamografi Mobil në qytetet e Kosovës gjatë tetorit

Vendi  |  02.10.2025 Ora 7:45   

Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ka nisur sot fushatën sensibilizuese kundër kësaj sëmundjeje.

Në ngjarjen e organizuar morën pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përfaqësues të shoqërisë civile dhe profesionistë shëndetësorë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se gjatë gjithë muajit tetor (nga 1 deri më 31 tetor 2025), do të ofrohet shërbimi “Mamografi Mobil” në qytetet e Kosovës, sipas një kalendari të përcaktuar, nga ora 10:00 deri në 16:00.

“Mamografia është metoda më e rëndësishme diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Si një ekzaminim radiologjik, ajo mundëson identifikimin e ndryshimeve shumë të vogla në indin e gjirit, shpesh para se këto të jenë të dukshme klinikisht. Zbulimi i hershëm ka rëndësi thelbësore, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit efektiv dhe ul vdekshmërinë nga kjo sëmundje. Mamografia rekomandohet si mjet skriningu për gratë mbi 40 vjeç, ose më herët për ato me faktorë rreziku, duke qenë një procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për ruajtjen e shëndetit të grave”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Kjo fushatë synon ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e kontrollit të rregullt dhe parandalimit, me qëllim që kanceri i gjirit të zbulohet në fazat sa më të hershme, kur trajtimi është më i lehtë dhe më efektiv.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing