Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Një kanaçe në ditë mjafton për të dëmtuar mëlçinë: studimi zbulon rrezikun e pijeve dietike dhe atyre me sheqer

Shëndeti  |  07.10.2025 Ora 9:01   

Një studim i ri ka zbuluar se edhe një kanaçe pije dietike në ditë mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e mëlçisë yndyrore joalkoolike (NAFLD) me 60%, ndërsa pijet e zakonshme me sheqer e rrisin me 50%.

Sipas kërkuesit Lihe Liu nga Universiteti i Soochow në Kinë, pijet dietike, të cilat shpesh konsiderohen si zgjedhje më e shëndetshme, në fakt mund të jenë po aq të dëmshme.
Studimi, i prezantuar në Berlin gjatë “United European Gastroenterology Week”, përfshiu 124 mijë pjesëmarrës në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë 10-vjeçare.

Rezultatet treguan se zëvendësimi i pijeve të ëmbëlsuara me ujë ul rrezikun e dëmtimit të mëlçisë me 13 deri në 15%, ndërsa kalimi nga pijet me sheqer në ato “dietike” nuk solli asnjë përmirësim.

Ekspertët theksojnë se edhe pse pijet dietike kanë pak ose aspak kalori, ato mund të ndikojnë negativisht në mikrobet e zorrëve, ndjesinë e ngopjes, dhe madje të stimulojnë sekretimin e insulinës, çka dëmton metabolizmin dhe mëlçinë në mënyrë të ngadaltë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing