Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mbreti Charles ka paralajmëruar publikimin e dokumentarit të tij të ri, “Finding Harmony: A King’s Vision”, që do të shfaqet në Amazon Prime Video në fillim të vitit 2026.
Në këtë film, monarku britanik do të ndajë filozofinë e tij për harmoninë – idenë se njerëzimi duhet të punojë së bashku me natyrën, jo kundër saj. Ai beson se lidhja me natyrën është çelësi i mirëqenies së njeriut, ndërsa dokumentari paraqet shembuj konkretë nga e gjithë bota për mënyrën se si mund të arrihet kjo ekuilibër.
Filmi përfshin pamje nga pyjet e Guajanës, komunitetet e qëndrueshme në Indi, si dhe projektet e Fondacionit të Mbretit në Dumfries House dhe Highgrove.
Në korrik të këtij viti, Mbreti mbajti edhe samitin e parë të “harmonisë” në Highgrove, ku morën pjesë liderë indigjenë nga vende të ndryshme për të ndarë mënyrat e tyre tradicionale të bashkëjetesës me natyrën.
Sipas regjisorit Nicolas Brown, shumë pak njerëz e dinë sa thellë Mbreti është angazhuar në këtë kauzë gjatë jetës së tij. Dokumentari pritet të jetë një udhëtim frymëzues që tregon përpjekjet e tij shumëvjeçare për ta vendosur njeriun dhe natyrën në të njëjtin ritëm.