Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Natën mes të shtunës, 24 tetor, dhe të dielës, 25 tetor, hyn në fuqi ora dimërore. Akrepat do të kthehen një orë prapa, nga ora 03:00 në 02:00.
Ora dimërore do të jetë në fuqi deri më 28 mars 2027, kur akrepat do të lëvizin një orë përpara, duke shënuar fillimin e orës verore.
Ndryshimi sezonal i orës mund të ndikojë në ritmin e gjumit, duke shkaktuar lodhje, përgjumje gjatë ditës, vështirësi për të fjetur dhe ndryshime të humorit.
Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme për heqjen e këtij sistemi, Bashkimi Evropian ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për t'i dhënë fund ndryshimit sezonal të orës.