Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Protestë madhështore sot në Tiranë për drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vendi  |  17.10.2025 Ora 7:42   
Sot, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të mbahet protesta “Liria ka emër — drejtësi për çlirimtarët”, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në paraburgim në Hagë.

Protesta pritet të jetë një ndër më të mëdhatë ndonjëherë në mbështetje të krerëve të UÇK-së, me pjesëmarrje të qytetarëve nga të gjitha trojet shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe figura të njohura politike nga Kosova e Shqipëria.

Nga Kosova pritet të arrijnë rreth 60 autobusë me qytetarë, të cilët do t’i bashkohen protestës në Tiranë.
Në shenjë solidarizimi, autoritetet shqiptare kanë njoftuar se sot, më 17 tetor, “Rruga e Kombit” do të jetë pa pagesë për qarkullim.

Protesta e sotme vjen pas tubimeve të ngjashme të mbajtura më herët në Prishtinë dhe Hagë, me kërkesën e përbashkët për drejtësi ndaj çlirimtarëve të Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing