Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rritje historike e turizmit në Shqipëri: Gushti 2025 shënon rekorde të reja në akomodim

Vendi  |  17.10.2025 Ora 7:47   
Sektori i akomodimit në Shqipëri ka shënuar një rritje rekord gjatë muajit gusht 2025.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), strukturat akomoduese regjistruan një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe net-qëndrimeve, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit shqiptar.

Të dhënat tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me mbi 35%, ndërsa net-qëndrimet kanë shënuar rritje të konsiderueshme, veçanërisht nga vizitorët e huaj.
Bregdeti mbetet zona më e preferuar, ku është regjistruar edhe rritja më e madhe e akomodimeve. Hotelet dhe strukturat e ngjashme kanë pasur normën më të lartë të shfrytëzimit, me mbi 61% të dhomave të zëna.

Në nivel rajonal, rritja më e madhe e vizitorëve të huaj është shënuar në veri, por Tirana mbetet rajoni me numrin më të madh të vizitorëve gjithsej.

Vizitorët më të shumtë vinin nga Kosova, Polonia dhe Italia, ndërsa Franca dhe Gjermania renditen menjëherë pas tyre.
Sipas INSTAT, këto shifra pasqyrojnë rritjen e vazhdueshme të turizmit hyrës dhe e pozicionojnë Shqipërinë si një ndër destinacionet më të kërkuara të rajonit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing