Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një prej tyre është Raza Demolli nga fshati Gllobovicë, e cila prej gati tri dekadash merret me kultivimin dhe konservimin e pemëve e perimeve. Ajo tha se puna në bujqësi është e lodhshme, por shpërblyese për ata që janë të vendosur dhe të qëndrueshëm.
“Unë merrem me produkte bujqësore, prej pranverës që ia fillojmë nga rasati e deri te konservimi në kavanoz. Janë produkte që i kultivojmë vetë. Ka të interesuar shumë dhe ka leverdi. Të gjitha gratë që fillojnë si fillestare, të jenë të qëndrueshme e të mos dorëzohen, sepse ia vlen,” tha Demolli.
Ndërsa Kaltrina Rexhepi-Hasani nga fshati Sharban, e cila prej dy dekadash merret me bletari dhe kultivimin e bimëve të livandës, tha se mjalti që prodhojnë është natyral dhe i pastër.
“Përveç bletëve kemi të kultivuar edhe dy hektarë tokë dhe një serrë prej 5 arësh. Bletët i kemi nga viti 2006, në një lartësi mbi 980 metra ku ajri është i pastër dhe pa pesticide, prandaj edhe mjalti është shumë cilësor,” tha ajo.
Edhe qytetarët që vizituan tregun u shprehën të kënaqur me produktet vendore, duke theksuar se janë më të shëndetshme dhe më të lira se ato të tregjeve të zakonshme.
“I preferoj bio-produktet, janë më të mira për shëndet dhe më të lira se ato në supermarket,” tha një qytetar.
Tregu Mobil i Prishtinës është i hapur tri herë në javë: të martën në Sheshin “Zahir Pajaziti”, të mërkurën në bulevardin “Bill Clinton” dhe të enjten në Sheshin “Adem Jashari”, nga ora 07:00 deri në 18:00.