Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

ZMNV dhe UN Women organizojnë trajnim për trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë

Vendi  |  24.10.2025 Ora 7:55   
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV), me mbështetjen e UN Women, ka organizuar një trajnim profesional për mbrojtësit e viktimave, me fokus të veçantë në trajtimin e rasteve të dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, qëllimi i këtij trajnimi është forcimi i kapaciteteve të profesionistëve që ofrojnë mbështetje dhe mbrojtje për viktimat e dhunës seksuale, duke siguruar qasje të ndjeshme, profesionale dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Në hapje të trajnimit mori pjesë drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, i cili vlerësoi rëndësinë e përkushtimit institucional në fuqizimin e rolit të mbrojtësve të viktimave.
“Rritja e kapaciteteve profesionale dhe mbështetja e vazhdueshme për ata që punojnë drejtpërdrejt me viktimat janë thelbësore për garantimin e drejtësisë dhe respektimin e dinjitetit të tyre,” u shpreh Istrefi.

Trajnimi po udhëhiqet nga ekspertja dhe ish-prokurorja Drita Hajdari, e cila ka ndarë përvojat dhe praktikat më të mira në trajtimin e rasteve të ndjeshme të dhunimeve seksuale gjatë luftës.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë edhe menaxheri i ZMNV-së, Burhan Maxhuni, përfaqësues nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe stafi administrativ i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK).

Gjatë sesioneve të trajnimit u theksua rëndësia e forcimit të rolit të mbrojtësve të viktimave në ofrimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme, veçanërisht për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës — si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të drejtë dhe më human të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing