Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar hapjen e linjës së re ajrore Lyon–Prishtinë, e operuar nga easyJet, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për mobilitetin, turizmin dhe shkëmbimet ekonomike e kulturore midis dy vendeve.
Në njoftim thuhet se kjo linjë do të lehtësojë lidhjet midis familjeve, bizneseve dhe institucioneve, duke forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin franko-kosovar.