Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Mediat italiane kanë reflektuar me vëmendje debutimin e Baletit Kombëtar të Kosovës në Venecia. Trupa do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro, më 29 nëntor në Teatrin prestigjioz “Malibran”, si pjesë e festivalit “VeneziainDanza 2025”.
Pas këtij prezantimi, Baleti Kombëtar i Kosovës do të udhëtojë drejt Potenza-s, ku më 1 dhjetor do të shfaqë të njëjtën vepër, duke vazhduar kështu suksesin e tij në skenën ndërkombëtare.


