Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka kërkuar që ora e parë e mësimit më 16 shtator t’i kushtohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), historisë së luftës për çlirimin e Kosovës dhe kontributit të çlirimtarëve.
Sipas shkresës së datës 15 shtator, shkollat duhet të trajtojnë, në mënyrë të përshtatshme për moshën e nxënësve, temat që lidhen me luftën e UÇK-së, sakrificën e qytetarëve për lirinë e Kosovës, si dhe procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Komuna ka thënë se kjo nismë synon t’i njohë nxënësit me historinë e afërt të vendit dhe t’i nxisë të reflektojnë mbi rëndësinë e lirisë, paqes dhe kujtesës historike.