Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 11 armë zjarri

Vendi  |  10.11.2025 Ora 13:14   
Policia në Prishtinë ka njoftuar se javën e kaluar ka realizuar 160 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 61 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu janë sekuestruar 11 armë zjarri dhe janë shqiptuar 4031 gjoba.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4031 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 415  të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing