Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka publikuar anketimin e parë kombëtar për qentë në rrugë në Kosovë, që tregon se në vend jetojnë 50,654 qen endacakë, ose 32 për çdo 1,000 banorë.
Vetëm 11% e tyre janë të sterilizuar.
Numri më i lartë i qenve është regjistruar në Pejë, Ferizaj dhe Prishtinë, ndërsa Zveçani dhe Ranillugu kanë dendësinë më të madhe në raport me popullsinë.
FDK vlerëson se këto të dhëna do të ndihmojnë në krijimin e politikave humane dhe të qëndrueshme për menaxhimin e popullsisë së qenve në Kosovë.